Shkruan Rexhail Aziri Hoxha
Merrni kulltuqet edhe postet, na lini rinin me shpres për ndryshime
Po i shkarkojn nga postet, ata që një ditë e thirrnin popullin për ndryshim, e pikërisht ata që bënin pazare për poste e kolltuqe, i morrën ato por ama harruan se përfundimisht e humbën popullin dhe rininë.
Me kujtohet se si Zijadin Sela u premtonte njerëzve kulltuqe, e ndërkaq ne që e themelum partinë e sakrifikum gjithçka, dhe se dikur ai, si nënkryetarë, debutet e zavendësministër, e që nuk paguante madje as antarësinë, i morri gjitha kolltuqet, por ama sigurt që humbi apsolutisht gjithçka. Nuk gjen dot që dy njerëz të flasin me te në rrugë, bile, edhe më keq se kaq, as dhe një i ri nuk ka gadishmëri që ta përshëndes.
Ju i morrët kolltuqet e i mbushet xhepat dhe arkat tuaja, por të jeni në dijeni se me veti keni edhe mallkimin e popullit (Jazek ju qoft!)
Prandaj, mbani ju kulltuqet e neva na i lini popullin, rininë dhe shpresën për ndryshim.