Hodai reagon ashpër ndaj keqpërdorimit të nxënësve në Maqedoni

e postuar më at 11/03/2021
81 0

Kryetari i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, Blendi Hodai ka reaguar ashpër kundër drejtorit të një shkolle fillore i cili publikoi fotografi me një nxënës të cilit shkolla i kishte dhuruar laptop.

Hodai thotë se drejtori i shkollës nuk guxon të keqpërdorë nxënësit për interesa personale.

“Drejtori partiak i një shkolle fillore të Kumanovës që reagova ndaj tij në publikimin paraprak, e fshiu postimin! Po e ritheksoj edhe një herë: askush nuk guxon të (keq)përdorë nxënësit për interesa personale të dikujt.Ka kalu ajo kohë, ska më AUTORITET mbi NXËNËSIT! Nëse dëshiron të bësh mirë, bëj ama jo duke e nënvlerësu, degradu tjetrin!”, ka shkruar Hodai.

nga kategoria