Categories: LajmePolitika

Hoda: BDI nuk mund të thirret më në ekskluzivitetin e votës shqiptare dhe UÇK-në

Analisti dhe ish-pjesëtari i UÇK-së Besim Hoda është shprehur se BDI më nuk mund të thirret në ekskluzivitetin e votës shqiptare dhe UÇK-në.

“Ajo që dua të cek është një risi, atë që njëherë e bëri Lëvizja Besa në vitin 2016 që ju bashkua LSDM-së,tani kemi një strukturë që ka qenë 22 vite në pushtet, BDI, e cila po i kalon caqet e përfaqësimit shqiptar. Ajo tani ka kaluar në caqet e bashkimit të të gjitha pakicave kombëtare, për shkak automatikisht me preambulën e ndryshuar të Maqedonisë pas Marrëveshjes së Ohrit, të gjithë këto struktura që sot po bashkohen me njëra tjetrën, janë pjesë e pakicave kombëtare. Fatkeqësisht, besoj se është një gabim strategjik i BDI në vijën që po ndjek, ndoshta nga paniku i frikës së humbjes.Mirëpo sot, apo pas këtyre zgjedhjeve BDI nuk do të jetë ajo që do të ketë ekskluzivitetin e votës shqiptare, për shkak se do ketë vota edhe nga pakicat tjera që janë dhe opozitës i është lënë hapur përfaqësimi i votës shqiptare meqë deri tani në strukturën e saj nuk dojnë parti nga pakicat. Jo që kjo është ndonjë gabim, por BDI ka bërë një hap më të largët tani, duke mos patur të drejtën e thirrjes, në atë që thirreb shumë shpeshë UÇK-në, që gjithmonë e kanë bërë vetëm gjatë fushatave elektorale”, është shprehur Hoda në debatin politik të Klan Tv.

Ai ka adresuar edhe kritika për opozitën shqiptare, duke theksuar se shumë parti opozitare ka qenë pjesë e pushtetit dhe sa herë u është hapur dera kanë hyrë në qeveri.

Admin01

Recent Posts

AKI: Kushëriri i Izet Mexhitit me tenderë po i hap rrugë botës serbe në Maqedoni

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ngre alarmin për një skandal të nivelit më të lartë,…

32 minutes ago

Ai që ngrihet duke i shitur shokët akuzon për sallta

Shkruan: Liridon Ramadani Njëri po e akuzon Arben Taravarin për sallta, po në fakt Arben…

1 hour ago

Faton Ahmeti: Që nga 15 Shtatori i vitit 2002 BDI me Ali Ahmetin janë forca kryesore politike në vend

Më 15 shtator 2002, saktësisht 23 vite më parë, u shënua një ngjarje historike për…

2 hours ago

Bujar Osmani: Na e hoqën gjuhën, e braktisën rrugën drejt BE-së, zgjedhjet janë referendum për fatin tonë

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, dje kritikoi ashpër Qeverinë e VMRO-DPMNE…

3 hours ago

Rruga Tetovë – Prizren: RMV-ja ende nuk e ka hapur tenderin për fazën e projektimit

Përderisa në Kosovë vijojnë punimet, në Maqedoninë e Veriut ende nuk është hapur tenderi për…

4 hours ago

Faton Ahmeti nga Teqeja: 19 Tetori do t’i japë fund poshtërimit, fillon rruga e re e zhvillimit

Shefi i shtabit zgjedhor dhe njëherit sekretar i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI),…

6 hours ago