Hoda – Ademi: Përplasjet në BDI nuk janë për ideologji, por për interesa personale

e postuar më at 19/03/2021
148 0

Përplasjet në BDI, konkretisht mes Artan Grubit dhe Izet Mexhitit dhe së fundmi të nipit të Ali Ahmetit, Fatmir Limani me BDI-në, s’janë asgjë tjetër pos ruajtjes së pozitave të tyre. Kështu thanë sonet në “Politica” në Tv Globi, analistët politikë Besim Hoda dhe Visar Ademi, shkruan Smart News TV.

Hoda shtoi më tej se sot në BDI ka ndeshje mes interesave personale, për ri-grupim që ata duan të arrinë diku, e jo të interesave kolektive të shqiptarëve në këtë shtet.

“Është përplasje për interesa personale brenda strukturës politike të BDI-së. Ka një pakënaqësi pse është Artan Grubi dhe jo Izet Menxhiti dhe kjo thuhet hapur dhe protestohet. Nga ana tjetër përplasja e Ahmetit me nipin, është një dëshirë se ai mendon se është më meritori për të qenë kandidatë për Kërçovën dhe jo ai i cili dëshiron partia. Nuk ka këtu ndonjë pritshmëri të madhe, pasi nuk ka ndeshje ideologjishë përfaqësuese për të mbrojtur interesat e shqiptarëve. Ka ndeshje mes interesave personale, për ri-grupim që ata duan të arrinë diku por për inetersat e tyre e jo të interesave kolektive të shqiptarëve në këtë shtet. Nga kjo përplasje nuk mund të pritet asgjë, veçanarisht kur brenda pozitës ndodhin këta probleme, për shkak se pozita e ka luksin që t’i amortizojë këta duke i kënaqur me lloj-lloj beneficionesh që mund të u japin e ata janë të gatshëm t’i marrin”, deklaroi Besim Hoda, analist.

Ndërkohë, Ademi tha se s’bëhet fjalë për përplasje ideologjishë në BDI, por për para, pushtet, lakmi dhe pozicione.

“Lakmija, paratë dhe pushteti janë “enerxhajzeri” i madh për çdo politikan. Prandaj futen në parti politike për t’u bë brenda natës pasanik, me grada shkenëcore, doktor shkence, për t’u bë brenda natës ministër dhe kjo është e keqja … Ata nuk kanë jetë profesionale pos jetës politike. Gjithë jetën profesionale dhe materiale e kanë nga politika. Pa politikë janë asgjë, zero. 25 vite ka qenë ministër dhe kur del nga aty s’ka me kë të pijë asj kafe. Pastaj kur këta persona zhvillshen nga pektu i funksionarit, ai është asgjë. Tipat që u përmendën, absolutisht logjik s’ka me ideologjinë. Ata kanë dert paratë, pushtetin, lakminë, pozicionin. Nuk kanë Cv, as profesion. Nuk kanë histori pas tyre. Te ne piramida është kthyer nga lartë poshtë dhe ata kanë dert vetëm zgjatjen e tyre të jetës politike, kanë frikë nga pensionimi politik. Pa tendera nuk munden”, deklaroi Visar Ademi, analist.

Ata kishin vërjetje edhe nda opozitës shqiptare nga e cila thanë se presin reflektim më ndryshe e në interes të atyre që i përfaqësojnë. Përshëndesin rolin që sot ASH dhe AAA kanë në Kuvend, konkretisht bllokimin i cili vjen is pasojë e Ligjit për shtetësi. Smart News TV

nga kategoria