Aktori tetovarë Hasim Memishi i njohur për opinionin me nofkën Sopi sot është emëruar ushtrues detyre Drejtor i Teatrit të Tetovës nga Aleanca për Shqiptarët.
Sopi përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka njoftuar se sot ka marrë detyrën e drejtorit të Teatrit të Tetovës.
Postimi i plotë i Hasim Memishi Sopi:
“Të dashur miq,
Dua t’ju njoftoj se sot kam marrë detyrën e drejtorit të Teatrit të Tetovës!
Është nder dhe përgjegjësi e madhe për mua të drejtoj këtë institucion.
Besoj se me përkushtimin dhe pasionin që kam për teatrin, do të jap më të mirën nga vetja që ky institucion të arrij majat e suksesit!
Faleminderit për vlerësimin dhe besueshmërinë!”, ka përfunduar Sopi.