Smart News

Harrohet 25% pas daljes së ASH, AAA uzurpon VLEN-in, LD ngel vetëm me Çairin

Formimi i kryesisë së re të koalicionit VLEN ka ngritur pikëpyetje të shumta mbi barazinë e përfaqësimit mes partnerëve politikë. Në ndarjen e fundit të brendshme, bie në sy dominimi i Alternativës dhe pozicionimi i tretë i Lëvizjes Demokratike (LD), ku deri dje kërkonin ndarje 25% për secilin partner.

Sipas të dhënave të publikuara nga Alsat, ja si u nda kryesia e re e partisë së koalicionit VLEN:
• Alternativa – 9 emra: Zeqirija Ibrahimi, Amir Elezi, Afan Elezi, Arben Labënishti, Orhan Murtezani, Safije Sadiki Shahini, Bashkim Murtezi, Bekim Sali dhe Imerlije Saliu Fetai.
• Lëvizja BESA – 7 emra: Bilall Kasami, Fatmir Limani, Blerim Sejdiu, Melinda Rashidi, Hasim Murtezani, Sedat Sulejmani dhe Fadil Zendeli.
• LD – vetëm 5 emra: Izet Mexhiti, Visar Ganiu, Saranda Imeri, Merita Koxhaxhiku dhe Feride Haxhiu.
• Vetëvendosje – 2 emra: Bekim Qoku dhe Jusuf Sopi.

Pra, nga 23 anëtarë të kryesisë, Alternativa ka 9, duke u bërë fuqia dominuese – shumë përtej 25%-shit që dikur predikohej si standard i drejtësisë politike.

Pra, nga 23 anëtarë të kryesisë së re, Alternativa merr 9 vende – pothuajse 40% e gjithë strukturës, duke lënë në hije partnerët e tjerë. LD-ja, dikur zëdhënëse e “balancës politike”, sot pranon vetëm 5 vende. Ndërkohë, Vetëvendosje futet me 2 emra, për të ruajtur fasadën e gjithëpërfshirjes.

Dikur për 25% kërcënonin me kriza, dilnin e shpallnin parime.
Sot, me largimin e ASH-së, Alternativa jo vetëm që uzurpoi koalicionin, por edhe e nënçmoi publikisht LD-në, duke e trajtuar si figurant në një lojë ku vendimet tashmë i merr njëra palë në heshtje, por me arrogancë.
LD-ja, që dikur kërkonte “barazi politike”, tani është shtyrë në cep, pa forcë, pa ndikim dhe pa zë.
Pa ASH-në për ta mbajtur baraspeshën, loja është kthyer në monolog – dhe rregullat janë fshirë.

Exit mobile version