Nga: Bekim Qoku
Në krah të Ramiz Merkos sonte në hapjen e shtabit të BDI-së në Strugë janë parë edhe kundërshtarët e tij të zgjedhjeve lokale të 2021
Në këto zgjedhje kemi marrë kërcënime për jetë, jemi shantazhuar dhe dënuar nga regjimi kriminogjen i BDI-së.
Kujtoj deklaratën e Ramizit në një televizion vendor: “Jam i lumtur që një lideri ia fika dritat”. Nuk mund ta quash ndryshe veçse një perversitet politik këtë maskaradë.
Për këto zgjedhje, si edhe për të tjerat, kanë ardhur plot mërgimtarë për të votuar kundër BDI-së, kundër korrupsionit dhe imoralitetit që ky subjekt politik e ka bërë sistem dhe fatkeqësisht po bëhet model qeverisjeje, po kthehet në normalitet. Kanë lënë të gjitha punët dhe obligimet e tyre, kanë bërë gjithë atë sakrificë duke marrë rrugën në sy për ta votuar ndryshimin.
Haram mundin, djersën dhe sakrificën e tyre!
Nuk shkon gjatë zullumi. Ai do këputet së trashuri.