Haradinaj- Stublla në pritje të prokurorisë për rastin e votave

66 0

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, e cila ishte në garë edhe për deputete në radhët e AAK-së, ka thënë se është në pritje të prokurorisë për të zbardhur “rastin e votave”.Ajo ka thënë se skema kriminale e trekëndëshit politikë – parapolitikë – pseudobiznes, është shokuese dhe dramatike.Statusi i saj i plotë:

NË PRITJE TË PROKURORISË…Hamendje portaleske: Pseudoportalet që luajnë rolin e “zëdhënësit të hetuesisë” me tituj shpifës e konstatues, tani e ndaluan raportimin “ekskluziv” për “skandalin vota”. A thua pse?Ndoshta se kryeprotagonisti i videoinskenimit u zbulua se është “shoku” i tyre inskenues për këtë gjueti shtrigash kundër meje dhe familjes sime?!

Ndoshta se u dështoi plani për inkriminim të bashkëshortit tim si “ryshfetdhënës” në video inskenim?!Ndoshta se nuk i morën “Monedhat e këmbimit” të premtuara nga skema e porositësve?!
Ndoshta se po u “zbulohet” akoma më thellë lidhja zinxhirore që po ua prish planin shantazhues në “skandalin me vota” dhe në planet e tyre të shantazhit për mbijetesë në të ardhmen?!Ndoshta se nuk duan ta riaktualizojnë çështjen tani që deputetët kanë filluar regjistrimin (përfshirë atë që e vodhi mandatin me inskenime, shantazh e shpifje)?!Ndoshta nga frika se po zbulohen se një prej tyre që plasoi tituj konstatues (shpifës) sipas porosive sponsorizuese, ka lidhje familjare me inskenuesit?!Apo ndoshta u zmbrapsën nga paditë tona për shpifje e fyerje?!Skema kriminale e trekëndëshit politikë – parapolitikë – pseudobiznes është shokuese dhe dramatike.E vërteta – e pastër kristal .Në pritje të prokurorisë…

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria