Hapet Qendra për menaxhimin dhe trajtimin e obezitetit në Klinikën për Endokrinologji, të cilën sot me këtë rast e vizitoi ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti.
-Obeziteti është një problem serioz shëndetësor global dhe ka një tendencë shqetësuese rritjeje në botë dhe në vendin tonë. Është e nevojshme që të ketë një qendër të integruar ku këta pacientë do të udhëzohen për trajtim. Pikërisht për këtë, ne në vendin tonë do të kemi një qendër referencë për diagnostikimin dhe trajtimin e obezitetit, theksoi Mexhiti gjatë vizitës në Klinikë dhe gjithashtu falënderoi kompaninë Novo Nordisk për këtë mbështetje të rëndësishme.
Klinika ka endokrinologë të edukuar, të cilët do të punojnë në përditshmëri mbi këtë problematikë.