Smart News

Halil Snopçe: VLEN pa vizion, rezultatin do ta shohin në zgjedhje

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, nga tubimi në Gostivar u shpreh se ish-partnerët nga VLEN kanë treguar mosmirënjohje, edhe pse falë Arben Taravarit janë në pushtet.

“Edhe disa ish-shokë që janë bërë zyrtarë falë Taravarit sot na sulmojnë. Nuk kanë vizion të përbashkët politik. Paramendoni të flasësh me ta për çështje kombëtare. Janë në huti të plotë. Aktiviteti i tyre politik është si shumëzimi me zero. Ja për shembull: 20-30 punësime te maqedonasit, zero te shqiptarët”, deklaroi Snopçe.

Ai shtoi se koalicioni VLEN para një viti fliste për ndryshime kushtetuese dhe largimin e 20%, por sot janë zhgënjim.

“Tash mbështeten te votat e VMRO-së. Në tetor, ato vota do të shumëzohen me zero. Do ta kuptojnë se do të mbesin pa asnjë kryetar komune”, tha Snopçe.

Ai ftoi ish-bashkëpartiakët të kandidojnë për kryetarë komunash që, siç tha, ta shohin vetë rezultatin.

Exit mobile version