Halil Snopçe: Shoh disa portale që manipulojnë me një amendament timin

e postuar më at 16:11
87 0

Reagimi i Halil Snopçe në Facebook:

Shoh që disa portale të BDI-së tentojnë të manipulojnë publikun me një amendament timin të dorëzuar në dhjetor të vitit të kaluar, kur ligji për regjistrim hyri në Kuvend. Ky është amendament për të cilin ne si parti flasim tani e disa ditë. Ne gjatë propozimit të ligjit për regjistrim kërkuam që ky operacion të realizohet në kushte më të mira shëndetësore, gjegjesisht pasi të sigurohen një sasi e madhe vaksinash. Poashtu ky propozim ka pasur qëllim që të regjistrohen më tepër mërgimtarë, sepse Qershori do ishte periudha ideale për regjistrimin e tyre.

Imagjinoni, atëbotë perfaqesuesi i qeverise, z. Agim Nuhiu, nuk e pa të arsyeshme as të lexojë propozimin, madje nuk kishte deshirë as të aktron se e lexon. Për kete propozim jepte garanca se pandemia nuk është pengese për regjistrimin dhe si rrjedhojë as që dëshironte të mendon për këtë prolongim që kërkuam ne atëherë.

Pasi amendamenti u refuzua, ne ishim ata që votuam PËR ligjin e regjistrimit dhe tani themi meqë ka filluar nuk guxon të shtyhet. Sepse në momentin kur partnerët e BDI-se konstatuan se nuk do dalin numrat sipas hesapeve te tyre, vendosën te anulojne edhe kete regjistrim sikurse ne vitin 2011, ndërsa sikurse tha edhe vet Zaevi, për këtë ka marrë driten jeshile edhe nga BDI-ja.

Pikërisht për këtë, amendamenti që ju publikoni tregon dyftyrësinë dhe servilitetin e partisë tuaj, e cila atëherë votoi kundër amendamentit tonë, ndërsa dje me një telefonatë të vetme pranoi urdhërin e Zaevit dhe Mickoskit për të shtyrë regjistrimin për në shtator. Si zakonisht ata nuk kanë politikë konsistente; kur ishin me VMRO-në politikën ua diktonte Gruveski, e tash kur janë me SDSM-në, ua dikton Zaevi.

Ne nuk do të bijmë në këtë grackë të kurdisur dhe këto manipulime analfabetësh, dhe do të shfrytëzojmë të gjitha metodat demokratike që regjistrimi të përfundon sipas afateve te parapara.

J X

nga kategoria