Smart News

Halil Snopçe ngre në Kuvend çështjen e lokacionit arkeologjik në Shkup

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Halil Snopçe gjatë seancës së sotshme ka ngritur çështjen e lokalitetit arkeoligjik në Shkup.

Ai ka pyetur ministrin e kulturës, a jeni në dijeni për këtë lokalitet? pasi sipas të dhënave ky lokalitet është lokalitet arkeologjik në të cilin është shtrirë qyteti antik Skupi.

Në këtë lokalitet Snopçe tha se janë gjetur shumë artefakte arkeologjike, por ajo që është e rëndësishme të theksohet është se është e çuditshme se pse nuk u është lejuar mediumeve që të marrin pamje nga ky vend.

Exit mobile version