Smart News

Halil Snopçe: Korridori 8 investim ne interes te shtetit dhe te shqiptareve

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në një prononcim për indeks.mk ka folur për rëndësinë e Korridorit 8 dhe stërkëmbëzat e obstruksionet që në Kuvendin e Maqedonisë po mundohen ti bëjnë deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare dhe “Levicës”.

Në deklaratën e tij, Snopçe ka potencuar se VMRO-ja është duke u munduar që ta pengojë këtë projekt që sipas tij është jetik për shqiptarët por edhe për vet Maqedoninë për punë e veprime të cilën nëse kthehemi prapa në kohë i ka bërë vet partia e udhëhequr aso kohe nga Nikolla Gruevski.

Snopçe thotë se ky projekt është investim shumë i madh dhe i pari i një rëndësie të tillë në një zonë shqiptare prandaj edhe i pengon VMRO-së po edhe të tjerëve.

Ai thotë se këtë fare nuk e fshehin deputetët e VMRO-së të cilët në Kuvend e kanë marrë rolin e prokurorëve dhe gjyqtarëve po edhe politikanët e tjerë maqedonas të cilët fare nuk e fshehin se Korridori u pengon vetëm për shkak se afron shqiptarët me Shqipërinë.

Snopçe shton se beneficionet ekonomike nga Korridori 8-të janë të mëdha për kompanitë vendore të cilat sipas marrëveshjes do të jenë në mënyrë direkte të kyçura edhe në ndërtimin e këtyre akseve rrugore.

https://youtu.be/icTLzXDlB64     https://fb.watch/kjoHUR7qFO/

Exit mobile version