Një veprim që po interpretohet si hakmarrje politike, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka transferuar me urdhër zyrtar punonjësin komunal njëherësh edhe pronar i portalit informativ Top24.mk, Ylber Jahiu në një vend tjetër pune, konkretisht në Infoqendrën.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Jahiu përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ku thekson se sot kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasame me urdhëresë ia ka ndërruar vendin e punës dhe si vend të përshtatshëm për të është INFOQENDRA.
Jahiu thejson më tej se se nuk është hera e parë që përballet me presion, duke përmendur edhe një video të mëhershme ku, sipas tij, është shënjestruar.
Postimi i plotë i Jahiut:
“Të dashur miq!
Sot kryetari i komunës me urdhëresë më ka ndruar vendin e punës dhe si vend të përshtatshëm për mua është INFOQENDRA.
Si pronar i portalit Top24.mk nuk është hera e parë që kam qenë shënjestër, madje shumë nga ju keni parë edhe një video që pati qarkulluar më herët.
Falemnderit Bilall Kasami për këtë qasje ndaj meje.
Trysnia nuk do ta ndal fjalën e lirë të medias”, ka përfunduar Jahiu.