Smart News

Hajdari: Taravari kishte lajm shumë më të madh se Ahmeti

Gazetari Fejzi Hajdari përmes një statusi në “Facebook” shprehet se kryetari i Aleancë për Shqiptarët, Arben Taravari ka pasur lajm shumë më të madhe se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Siç shkruan Hajdari, Taravari kërkon postin e presidentit, ndërkaq Ahmeti dhe BDI-ja kërkojnë zv.president, ndërsa kërkesa e Ahmetit është e kopjuar nga Arbën Xhaferi.

Kujtojmë se sot kreu i BDI-së shpalli Bujar Osmanin për president shteti, ndërsa platforma përkonte me platformën e Taravarit e cili e kumtoi dje.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale mbahen më 24 prill, kurse Taravari kërkon votat për të shkuar në rreth të dytë.

Exit mobile version