Grubi shpreh zhgënjimin nga Bashkimi Evropian (Video)

e postuar më at 19:07
66 0

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, fajin për mospasjen e vaksinave anticovid ia lë vendeve të Bashkimit Evropian. Vendi ka marrëveshje me Fajzer, Sinofarm, Sputnik V dhe me Astra Zeneka, por prioritet kanë vendet e pasura dhe të mëdha. Megjithatë, Grubi shprehet i zhgënjyer nga mungesa e solidaritet të Bashkimit Evropian.

“Të ju them sinqerisht, jam i dëshpëruar nga mungesa e solidaritetit, veçanërisht të Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit perëndimor në lidhje me vaksinat. Vlerësoj se edhe Ballkani perëndimor është pjesë e një përgjegjësie të madhe të BE-së dhe kjo tregon gabim sistematik në funksionimin e unionit në lidhje me solidaritetin e vendeve anëtare, por edhe me vendet aspirante për anëtarësim”, tha Artan Grubi – zëvendëskryeministër i parë.

Megjithatë Komisioni Evropian ka ndarë shuma milionëshe për luftë kundër pandemisë nga Fondi Solidar i BE-së, për të gjitha vendet-anëtare të BE-së, por edhe vendet-kandidate. Por vendi nuk i ka shfrytëzuar këto mjete sepse nuk i ka plotësuar kushtet për të marrë ndihmë financiare nga ky fond.

nga kategoria