Grubi-Rama: Thirrje interesante për regjistrimin e diasporës

76 0

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi gjatë vizitës në Tiranë ka takuar edhe kryeministrin, Edi Rama. Gjatë takimit, mes të tjerash është diskutuar dhe është bërë thirrje për regjistrimin e mërgatës shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

“Kënaqësi që sot në Tiranë takova kryeministrin shqiptar Edi Rama. z. Rama më priti me një porosi interesante, ai në një fletë të bardhë kishte shkruar: htpps://census.stat.gov.mk. I nderuar për këtë pritje vëllazërore në kryeministri nga z. Edi Rama me të cilin bashkë diskutuam për marrëdhëniet dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, por edhe për kontestin që muajve të fundit është ri aktualizuar mes RMV-së dhe Bullgarisë finje, por pa harruar edhe temën e integrimit të vendeve tona në Bashkimin EvropianKëmbyem mendime edhe rreth Korridorit 8, projekt ky për të cilin z. Rama tha se në Shqipëri është prioritet i Qeverisë pasi që është në të mirën e vendit por dhe të mbarë rajonit. Me këtë rast unë e informova kryeministrin Shqiptar se edhe në Maqedoninë e Veriut po punohet në drejtim që sa më shpejt të përfundoj ndërtimi i këtij korridori”, shkruan Grubi.

Me z. Rama, vijon ai, diskutuam edhe mbi rëndësinë e procesit të regjistrimit të DIASPORËS ku ai me këtë rast apeloi deri tek diaspora e RMV-së që sa më shumë t’i përgjigjen procesit të regjistrimit, pasi që me këtë veprim ata përmbushin një obligim moral dhe kombëtar.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria