Grubi: Kam pritur më shumë solidaritet nga vendet e BE-së për vaksinimin

e postuar më at 22:45
94 0

Zëvendëskryeminsitri i parë, Artan Grubi në Click Plus ka folur për shumë tema. Njëra ndër ta është edhe procesi i vaksinimit.

Grubi tha se në lidhje me vaksinimin ka pritur më shumë solidaritet nga vendet e BE-së.

“Unë shpreha keqardhje për mungesën e solidaritetit me vendet më të vogla, siç janë Maqedoni, Kosova apo siç është edhe Mali i Zi e Shqipëria. Sinqerisht them se do prisja më tepër solidaritet nga vendet e mëdha të BE-së dhe të mos lejojnë ndërhyrje të ndryshme të interesave gjeo-politike dhe të bëhet një vaksino-diplomaci në vendin tonë dhe në rajonin e Ballkanit Perendimor. Siç shihet ka përplasje rrymash këtu me interesa të ndryshme, qoftë dikush me diplomaci të vaksinave ruse, me diplomaci të vaksinave kineze apo me diplomaci të vaksinave perendimore, qoftë ato evorpiane ose amerikane”, deklaroi zv/kryeministri i parë, Artan Grubi.

Ai gjithashtu tha se atij personalisht i jane ofruar nga Gjermania 5 milion vaksina dhe çdo ditë po i shkruajnë. Smart News TV

nga kategoria