Grubi, gjatë vizitës në Tiranë, merr mbështetje të madhe për regjistrimin në RMV

e postuar më at 20:41
68 0

Një mbështetje të jashtëzakonshme ka marrë zv.kryeministri i Maqedonisë së veriut Artan Grubi, gjatë vizitës në Tiranë, ku është takuar me zyrtarët më të lartë të shtetit. Kryeministri Edi rama e ka pritur në mënyrë simbolike me një letër ku shkruhej adresa se ku duhet të regjistrohen të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së veriut që ndodhen anekënd botës.

Takime, Grubi ka mbajtur edhe me presidentin, kryetarin e Kuvendit dhe Numrin dy të partisë socialiste Taulant Balla, me një emërues të përbashkët: Thirrjen për regjistrim masiv në census.

“Thirrja ime është për qytetarët shqiptarë të Maqedonisë së veriut që jetojnë në cdo cep të globit, të regjistrohen në portalin e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, në censusin që i jep forcë përfaqësimit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Dua të theksoj se aktualisht shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë përfaqësimin më të lartë historik. Nuk ka ndodhur që në Maqedoninë e Veriut shqiptarët të kenë kryetarin e Parlamentit dhe 8 ministra shqiptarë”, tha ndër të tjera Balla.

Një vend të rëndësishëm gjatë diskutimeve që Zv.kryeministri i Parë Artan Grubi ka zhvilluar në Tiranë, ishte edhe integrimi në Be dhe përpjekjet për të zgjidhur kontestin me Bullgarinë.

“Të drejtat e komuniteteve në Maqedoninë e Veriut varen nga përqindja e popullsisë. Këto varën nga numri që do të përfaqësohemi në censusin e këtij viti. Jemi bashkë me Tiranën zyrtare në rrugëtimin tonë për të çelur negociatat me BE. Me përpjekjet tona të përbashkët, ju përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike, ne duke mbyllur diskutimet me bullgarinë të na hapet dera për në BE”, tha Grubi.

Një ditë më parë, Grubi u prit nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim basha dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

nga kategoria