Grubi: Deri tani janë transferuar 404 administratorë

e postuar më at 12/03/2021
107 0

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, z. Artan Grubi sot mori pjesë në Mbledhjen e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në fjalimin e tij para deputetëve të pranishëm në mbledhje, mes të tjerave Grubi foli mbi Procesin e realizimit të të drejtave të komuniteteve si dhe integrimin e tyre në institucionet shtetërore.

Si ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Grubi
foli edhe mbi konceptin strategjik në të cilin bazohet ky funksionim.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi ka folur edhe mbi avansimin dhe
përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, duke i dhënë elementet e përfaqësimit
vertikal pasiqë përfaqësimi nuk është i plotë pa vendosjen edhe në
pozicione udhëheqëse të përfaqësueseve të bashkësive etnike.

“Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive është
në procesin e transferimit të 1349 nëpunësve administrative të punësuar
me Programin K-5 për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në 237 institucione shtetërore. Procesi i transferit është në realizim e sipër, deri në këtë moment procesi i transferit të nëpunësve ka përfunduar për 404 nëpunës, ndërsa për të tjerët procedura është në fazë të realizimit.
Me planit vjetor të punës për vitin 2021 si dhe në bazë të Planin Strategjik 2021-2023 ne do vazhdojmë që ta përforcojmë angazhimin tonë në drejtim të krijimit të politikave nacionale. Një fushë e rëndësishme në të cilën punojmë është edhe përdorimi i gjuhëve, përfshirë këtu
ndryshimet Ligjore dhe formimin e institucioneve siç janë Agjencia për
zbatimin e gjuhëve dhe Inspektorati i gjuhëve, krijimi i planit aksional që do të përmbajë masa dhe aktivitete që ky proces të jetë edhe më i suksesshëm, e sukseset tashmë janë evidente sepse zbatimi i gjuhës mund të shihet si në punën e organeve të pushtetit ekzekutiv, ashtu edhe në institucionet tjera në nivel qendror dhe lokal”, tha mes të tjerash Grubi.

nga kategoria

Një vit nën maska!

Posted by - 20/03/2021 0
“Normalja e re” u bë e përditshmja jonë, jetë nën maska dhe nën apele të vazhdueshme për mbrojtje, larjen e…