Grubi: 5 milionë vaksina mi ofruan nga Gjermania

e postuar më at 22:16
157 0

Zv/kryeministri i parë, Artan Grubi në “Click Plus” tha se ka pritur më shumë solidaritet nga vendet e BE-së për vaksinimin.

Kjo edhe për të shmangur ndikimet e jashtme, shtoi ai.

“Unë shpreha keqardhje për mungesën e solidaritetit me vendet më të vogla, siç janë Maqedoni, Kosova apo siç është edhe Mali i Zi e Shqipëria. Sinqerisht them se do prisja më tepër solidaritet nga vendet e mëdha të BE-së dhe të mos lejojnë ndërhyrje të ndryshme të interesave gjeo-politike dhe të bëhet një vaksino-diplomaci në vendin tonë dhe në rajonin e Ballkanit Perendimor. Siç shihet ka përplasje rrymash këtu me interesa të ndryshme, qoftë dikush me diplomaci të vaksinave ruse, me diplomaci të vaksinave kineze apo me diplomaci të vaksinave perendimore, qoftë ato evorpiane ose amerikane”, deklaroi zv/kryeministri i parë, Artan Grubi.

Ai gjithashtu tha se atij personalisht i jane ofruar nga Gjermania 5 milion vaksina dhe çdo ditë po i shkruajnë. Smart News TV

nga kategoria

Vazhdon seanca e 25-të plenare

Posted by - 18/03/2021 0
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta vazhdojë debatin rreth Propozim ligjit për huazimin e Republikës së…