Gruaja 40 vjeçare sulmohet nga prokurori në Shkup

e postuar më at 12/03/2021
96 0

Një prokuror nga prokuroria e Shkupit, fizikisht ka sulmuar një grua në moshë 40 vjeçare.

Ngjarja e pahijshme ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje, kur ka hy në fuqi ora policore.

Gjithçka ka filluar kur gruaja ka marë një thirrje nga punëtorët socialë se nipi i saj i moshës së mitur është lënë vetëm në shtëpi, pa mbikëqyrje prindore.
Nëna e tij ka ndërruar jetë, kurse babai nuk ka qenë aty. Ajo menjëherë ka shkuar ta marë fëmiun. E ka thirrë babin, i cili ndërkohë është kthyer në shtëpi. Mirëpo ai ka thirrur edhe dy avokatë, kurse sipas gjitha gjasave, në cilësi private ka arritur edhe prokurori.

“Sipas denoncueses, M.M. fillimisht ka filluar zënkë verbale, e pastaj e ka kërcënuar atë dhe burrin e saj.

Me personat është kryer bisedë në stacionin policor”, kanë njoftuar nga MPB.

nga kategoria