Gostivari vatra ku gëlon Covid-19, drejtori i Spitalit në pushime

e postuar më at 12:40
33 0

Vetëm dje në qytetin e Gostivarit janë regjistruar 192 raste të reja me virusin korona.

Përderisa në Gostivar ka raste të shtuara të infeksioneve të reja me Covid-19, drejtori i spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi, ndodhet në pushime.
Statistikat e fundit rreth Covid 19 nga 8192 teste të kryera, 1250 persona kanë rezultuar pozitiv, numri më i lartë është regjistruar në Shkup, 421, Gostivar 192 dhe Tetovë 133 raste të reja. Në ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 265 persona të shëruar. Ndërkohë 22 pacientë e kanë humbur betejën me koronavirusin./TetovaSot

 

T F

nga kategoria