Gostivari, komuna e vetme nga rajoni i Pollogut pjesëmarrëse në fazën e dytë të ReLOaD2

e postuar më at 09:04
28 0

Komuna e Gostivarit është përzgjedhur për të marrë pjesë në fazën e dytë të Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2. Përmes këtij projekti komuna do të fitojë asistencës financiare dhe mbështetjes teknike të ekipit të projektit që do të rrisë kapacitetet e sajë dhe organizatave të shoqërisë civile për t’u angazhuar në partneritete produktive dhe do të kontribuojë në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve dhe realizimin e prioriteteve lokale në linjë me strategji zhvillimi. Vlera e grantit që mund të fitohet është 900,000 dollarë amerikanë me qëllim financimin e projekteve të Organizatave të shoqërisë Civile me interes publik që janë në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

“Janë para prej IPA Fondeve dhe dje Komuna e Gostivarit e nënshkruajti marrëveshjen dhe është komuna e vetme që udhëhiqet prej shqiptarëve prej tetë komunave e fituan këtë projekt”, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari.

Projekti gjithashtu do të promovojë angazhimin e të rinjve dhe do të mbështesë zbatimin e nismave rinore për të përmirësuar perspektivat e tyre ekonomike në territoret e qeverive partnere partnere. Projekti ReLOaD2 financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNDP. Pos Gostivarit, përfitues nga kyprojekt janë edh ekomuna e Kumanovës, Manastirit, Ohrit, Gjevgjelisë, Koçanit, Velesit dhe Kriva Pallankës.

 

T F

nga kategoria