Gostivari bëhet me Halk Corner, donacion  nga Halkbank

e postuar më at 16:03
29 0

Kryetari i komunës së Gostivarit – Arben Taravari, së bashku me drejtorin gjeneral të Halkbank – Bilall Suçubashi, lëshuan sot në përdorim këndin e gjelbër, një donacion i Halkbank SHA Shkup, për Komunën e Gostivarit.

Këndi i ri nga Halkbank është pjesë e aktiviteteve të platformës HalkEco e cila synon të mbrojë dhe përmirësojë mjedisin, të krijojë shprehi të shëndetshme te popullata dhe të rrisë ndërgjegjësimin dhe kujdesin për mjedisin jetësor.

Halk Corner është i pajisur me gjelbërim të ri, pajisje urbane dhe ndriçim, gjithashtu në funksion u vu edhe shatërvani i ri. Në këtë mënyrë, Gostivari fitoi një kënd të ri të urbanizuar që përmirëson dhe zbukuron më tej peizazhin e parkut në shesh, si një nga vendet më të vizituara në qytet.

Për këtë investim prej 25.000 eurove që vjen nga Halkbank, Komuna e Gostivarit ka ndihmuar në pjesën e infastrukturës dhe logjistikës dhe merr përsipër mirëmbajtjen e saj.

Nga Komuna e Gostivarit, shprehin falënderime ndaj Halkbank për këtë investim dhe urojnë që ta gëzojnë qytetarët.

T F

nga kategoria