Categories: LajmePolitika

Gostivari bëhet epiqendër e koalicionit AKI: Mesazh të fuqishëm nga zemra e qytetit

Nga zemra e Gostivarit, koalicioni BDI–ASH ka dhënë sinjalin e parë të bashkëpunimit lokal për zgjedhjet e 19 tetorit, duke e cilësuar këtë proces si një referendum politik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Në takimin e mbajtur sot në Gostivar, të cilin e ka publikuar edhe kryetari aktual Valbon Limani – që kandidon për një mandat të dytë – u pa një prani e gjerë përfaqësuese nga të dyja partitë. Krahas Limanit, të pranishëm ishin edhe deputeti i ASH, Halil Snopçe, kryetari i degës së ASH në Gostivar, Isak Lazami, si dhe Raim Purde, sekretar i degës së ASH në qytet.

Nga ana e BDI-së, pjesë e takimit ishin kryetari i degës lokale dhe bartësi i listës për Këshillin e Komunës, Valdet Xhaferi, deputeti Talat Xhaferi dhe shefi i shtabit të BDI në Gostivar, Nexhati Jakupi.

Ky takim shënon fillimin e koordinimit të plotë në nivel lokal mes dy forcave politike brenda koalicionit të ri Aleanca Kombëtare për Integrim, e cila ka për qëllim të arrijë një fitore të madhe në të gjitha komunat me shumicë shqiptare në Maqedoni të Veriut, me theks të veçantë në Gostivar. /Flaka/

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

4 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

4 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

8 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

8 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

9 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

9 hours ago