Smart News

Gostivar: Miratohet Programi Zhvillimor për vitin 2024, 19.7 milion euro, fokusi në qytet

Programa zhvillimore e Gostivarit për vitin 2024: 19.7 milionë euro për rrugë, ujësjellës-kanalizime, renovim në shkolla

Komuna e Gostivarit ka përgatitur Programën Zhvillimore për vitin 2024, e cila përfshin qindra projekte për ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve, gypave të ujësjellësit dhe kanalizimeve dhe renovimin e shkollave. Programa zhvillimore ishte pikë e renditë të ditës për diskutim në séancën e sotme të Këshillit, e cila kaloi me shumicë votash.

Mersel Neziri, nga Departamenti për Zhvillim Ekonomik Lokal, gjatë prezentimit të Programës Zhvillimore tha se numri më i madh i investimeve janë paraparë në seksionin e infrastrukturës moderne dhe mjedisit, mbi 70. Një pjesë e tyre tanimë kanë filluar të realizohen, tha ai. Disa nga projektet e parapara janë rikonstruksioni i rrugëve “Beliçica”, “Ilindenska”, bulevardi “Goce Dellçev” nga rrethrrotullimi nga Qendra për Kulturë deri te Stacioni i autobusëve, përshtatja e qasjes në trotuare dhe rrugë të ndryshme të qytetit për personat me nevoja të veçanta, si dhe investime në lagjet dhe fshatrat përreth. Për projektet e infraksturkturës rrugore është parashikuar një shumë prej më shumë se 437 milionë denarë.

Në pjesën e modernizimit të rrjetit të ujësjellës kanalizimeve, ndër të tjera janë planifikuar: rindërtimi dhe ndërtimi i linjës kryesore të ujësjellësit në fshatin Vërtok nga filter stacioni deri te puseta lidhëse me rezervuarin, ndërtimi i degëve shtesë të rrjeti ekzistues i kanalizimit në territorin e komunës së Gostivarit, etj. Korniza financiare arrin në rreth 107 milionë e 300 mijë denarë për pesëmbëdhjetë projekte.

Në arsim figurojnë investime mbi 500 milionë denarë, të cilat kryesisht kanë për qëllim renovimin e sallave sportive, rekonstruimin e fasadave, etj.

Exit mobile version