Gostivar, filloi vaksinimi kundër Covid 19, Brenda ditës duhet të vaksinohen 47 qytetarë

e postuar më at 13:32
78 0

Mëngjesin e sotëm në ora 8 në një pikë të veçantë në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar, filloi vaksinimi kundër koronavirusit. Çifti bashkëshortor Ramadani nga fshati Negotinë ishin pacientët e parë që u vaksinun kundër Kovid me vaksinën Astra&Zeneca. 78 vjeçarja Lirije Ramadani e cila e pranoi para bashkëshortit vaksinën, bëri thirrje deri te qytetarët për vaksinim, për siç u shpreh, ta mbrojmë shëndetin tonë.

“Mirë jam, dhe falenderohem që u vaksinova. Jam e kënaqur pasi bëhet fjalë për shëndetin tim. Për shëndetin e tyre, apelojë edhe të tjerët të vaksinohen”, deklaroi pacientja 78 vjeçarja Lirije Ramadani.

Ndërkohë Punisha Gruevski i cili e shoqëonte bashkëshorten e tij për vaksinim, tha se ai vetë do të vaksinohet periudhën e ardhshme pasi ende nuk i ka mbushur 77 vjet.

“Ka 77 vjet dhe gjithçka është në rregull. Unë pas pesë apo gjashtë muajsh do të vaksinohem pasi jam pak më ri dhe ende nuk i kam mbushur 77 vjet. Bashkëshorten e paraqiti nipi nga Shkupi, kurse unë jam paraqitur përmes mjekut amë prej ku na dërguan letër dhe na njoftuan për kohën e vaksinimit dhe plotësuam çka duheshte dhe sot ja jemi këtu”, deklaroi Punisha Gruevski, pacientë.

Bllagica Apostolloska thekson se është paraqitur për vaksinim që më herët dhe sot ishte caktua termini rreth orës 9.

“Jam paraqitur pasi e di se është një gjë e mirë për shëndetin. Duhet të gjithë të vijnë të vaksinohen që ta mposhtim kovidin. Ndryshe, pa vaksinë asgjë nuk bëhet”, deklaroi pacientja Bllagica Apostolloska.

Terminet janë caktuar në çdo 10-15 minuta me qëllim që të mos ketë grumbullim të qytetarëve. Pas pranimit të vaksinës, qytetarët duhet të pushojnë për dhjetë minuta. Dafina Bogdanovska, mjeke në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar sqaroi se për ditën e sotme janë paraqitur 47 qytetarë për t’u vaksinuar. Ajo apeloi që pacientët me vete pos librezave shëndetësore ti kenë edhe letërnjoftimet.

“Që në mëngjes në ora 8 ekipi i Shtëpisë së Shëndetit që është përgjegjëse për zhvillimin e vaksinimit kundër kovid, është gati dhe kemi filluar me vaksinim dhe kemi vaksinuar tanimë pacientët e parë. Deri më tani gjithçka shkonë në rregull dhe sot kemi të paraqitur 47 pacientë të cilët duhet të vijnë dhe të vaksinohen.

Do apeloja deri te qytetarët të cilët kanë termin nga mjeku amë me vete të kenë edhe letërnjoftim, pasi duhet edhe të identifikohen dhe jo vetëm me udhëzim nga mjeku amë ose vetëm me librezë shëndetësore mund të vijnë”, deklaroi Dafina Bogdanovska, mjeke nga Shtëpia e Shëndetit në Gostivar.

Para vaksinimit, dy vullnetarë të Kryit të Kuq ndihmonin pacientët të plotësonin formularet me të dhënat e tyre. Ndryshe, Gostivari për imunizimin e grupit të parë të qytetarëve mbi moshën 77 vjeçare ka marrë 500 doza vaksina të Atsra Zeneka.

nga kategoria