Gostivar, 6.800 qytetarë kanë mbetur pa punë gjatë periudhës së pandemisë

e postuar më at 06:58
79 0

Me mijëra qytetarë pandemia ka lënë pa punë në Gostivar. Për një vit numri i të papunëve në Agjencinë për Punësim në Gostivar është rritur për afërsisht 6.800 persona.

Përgjegjësi i këtij institucioni, Hisan Amzai sqaron se janë katër elemente që kanë çuar deri te rritja e papunësisë, por që të gjithë ndërlidhen me pandeminë nga Covid 19.

“Në Qendrën për punësim në Gostivar, numri i të papunësuarve ka një rritje shumë të madhe. Kjo rritje nuk është rritje reale e numrit të të papunësuarve, pasi me ligjin e ri shfrytëzuesit e ndihmave sociale janë të obliguar të paraqiten çdo muaj, por jo vetëm bartësit e familjes por edhe anëtarët e tjerë të cilët janë shfrytëzues të ndihmës sociale, janë po ashtu të obliguar të paraqiten në Entin për Punësim. Këtu ndikim ka edhe pandemia nga viti i kaluar. Ka një numër shumë të madh që janë larguar nga puna për shkak të mosfunksionimit të ndërmarrjeve. Një grup i popullatës tash ka filluar për hirë të beneficioneve të paraqiten, pasi nga viti i kaluar Qeveria e RMV-së, u ndante të papunëve benificone. Edhe kjo është një rritje jo normale, megjithatë është një numër i kosiderueshëm i atyre që janë paraqitur vetëm për të shfrytëzuar benificionet. Shkak tjetër i kësaj rritje është se ne si Agjencion, vitin e kaluar nuk kemi bërë fshierjen nga evidenca të atyre që nuk paraqitur, por ne i kemi lënë për shkak të pandemisë”, deklaroi Hisan Amzai, përgjegjës i Agjencionit për punësim në Gostivar.

Sektorët më të prekur dhe që kanë larguar punonjës nga puna janë restorantet e dasmave, sektori i tekstilit dhe lojërat e fatit. Vetëm nga këto tre veprimtari mendohet të kenë mbetur pa punë mbi 300 persona.

“Deri me 31.12.2020 kemi pasur 11.297 të papunësuar të cilët në mënyrë aktive kërkojnë punë. Në krahasim me vitin 2019-të, numri është rritur për 6.777 persona. Drejtpërdrejtë numri i personave që kanë ngelur pa punë për hirë të koronavirusit është 200 deri në 300 persona”, deklaroi Hisan Amzai, përgjegjës i Agjencisë për punësim në Gostivar.

Personat e papunë janë të profileve të ndryshe, duke filluar nga muratorë e deri te doktor shkencash.

“Kemi disa profesione të cilat janë deficitare në tregun e punës, duke filluar prej profesioneve me shkollim profesional të mesëm, ndërtimtari, muratorë, tekstil, përpunuesit e drurit, me profile profesionale të cilët janë inxhinjer ndërtimtarie, profesorë të shkencave ekzakte, pra nga lënda e kimisë, biologjisë, fizikës, maetematikë, informatikë dhe profile të tjera”, deklaroi Hisan Amzai, përgjegjës i Agjencisë për punësim në Gostivar.

Ndryshe, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror për Statistika, Gostivari është qyteti i katërt në vend me numrin më të madh të papunëve. I pari është Shkup, pastaj Tetova dhe i treti qyteti i Kumanovës.

J X

nga kategoria