Categories: Politika

Glauk Konjufca uron Gashin: Kënaqësi të punojmë së bashku, mezi pres që t’ia nisim punës

Kyetari i Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca ka uruar Afrim Gashin për zgjedhjen e tij si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Konjufca tha se mesi pret që të bashkëpunoj me Afrim Gashin që siç thotë, për të thelluar bashkëpunimin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe për të çuar përpara interesat e përbashkëta të të dy vendeve.

“Urimet më të përzemërta z. Afrim Gashi, për zgjedhjen e tij si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut! Do të jetë shumë kënaqësi të punojmë së bashku, për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve tona, përfshirë atë të institucioneve tona parlamentare. Mezi pres t’ia nisim punës për të çuar përpara sa më shumë interesat tona të përbashkëta, për të kontribuuar bashkërisht drejt stabilitetit të qëndrueshëm rajonal dhe synimeve euroatlantike. Pres që marrëdhëniet mes institucioneve tona të konsolidohen edhe më tutje. Shqiptarët janë jo vetëm shenjë demografie, por edhe demokracie në politikën e Maqedonisë së Veriut, prandaj aksi mes lirisë dhe barazisë së qytetarëve u respektua sot me zgjedhjen e z. Gashi si kryeparlamentar, duke lënë pritshmërinë e vijimit në frymën gjithëpërfshirëse.

Uroj që ligjet, praktikat dhe kultura demokratike të na sjellë edhe më afër si vizion për një të ardhme sa më premtuese për të dyja vendet tona, ka shkruar Glauk Konjufca.

Admin01

Recent Posts

Taravari: Kandidatët e ASH-së do të fitojnë që në ruandin e parë për kryetar komune

Aleanc për Shqiptarët ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kuvendit të partisë, me ç’rast ka…

2 hours ago

Albin Kurti dhe roli i tij si alibi i VLEN-it në dështimet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Qeverisja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është përballur me sfida të shumta gjatë këtyre…

2 hours ago

BDI: Kapja e qeverisë nga “Bota serbe” rrezikon shtetësinë dhe të ardhmen euroatlantike të vendit

Bashkimi Demokratik për Integrim, sot përmes një komunikate ka reaguar përsëri lidhur me ndikimin e…

2 hours ago

ASH: Në vend të librave, nxënësve u shpërndahen kopje të vjetra dhe të grisura

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për gjendjen alarmante me tekstet shkollore nëpër shkollat…

3 hours ago

Kosovë/ Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të sivjetme do të fillojë sot dhe do të vazhdojë…

3 hours ago

Shqipëria më afër Evropës, ASH: Urime Shqipëri, Maqedonia e Veriut humbi rrugën drejt BE-së

Presidenca Daneze njoftoi se në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare,…

3 hours ago