Gjysmë milion euro ndan Milan nga Calhanoglu

e postuar më at 19:09
72 0

Rinovimi i Hakan Calhanoglu vazhdon të jetë ende pezull te Milani. Kontrata e turkut do të skadojë për disa muaj, saktësisht në qershor dhe bisedimet për zgjatjen duket se janë bllokuar. Një situatë nervozuese për të gjithë mjedisin kuqezi.

Shumë tifozë të Milanit besojnë se në fund do të vijë tymi i bardhë por deri tani edhe pse mes agjentit Stipic dhe drejtuesve Maldini & Massara ka pasur tre takime, ende nuk janë shtrënguar duart.

Ndërkohë, Calha u bë baba për herë të dytë përpara pak ditësh. Dëshira e tij është të luajë në Champions me Milanin por siguria matematikore ende nuk ka ardhur dhe ndaj shtyhet gjithçka (situata e njëjtë me Donnarumma)

Deri tani, oferta e Milanit ka arritur në 4 mln euro bashkë me bonuse, ndërsa fantazisti me numër 10 që e nisi duke kërkuar 6 mln euro, tani ka rënë në 4.5-5 mln euro.

Një pasiguri që është e frikshme, duke pasur parasysh se ka kaq shumë pretendues për kartonin e turkut. Ditët e fundit, është folur për një interes konkret nga Juventus, i cili mund të lirojë një buxhet rroge duke larguar Aaron Ramsey.

Por kjo nuk është e gjitha, klubet e Premier League po hetojnë pistën që të çon te Calhanoglu dhe në orët e fundit duket se një tjetër i madh i Serie A ka hyrë…

Sipas asaj që është mësuar nga Tutto Mercato Web, përveç Juventusit, Chelsea dhe Manchester United kanë bërë edhe sondazhe hulumtuese për Hakan Calhanoglu.

Negociatat, siç thamë, janë bllokuar. Dhe tani Interi gjithashtu duket i interesuar për mesfushorin sulmues turk. Asnjë negociatë e hapur, por siç ndodhi në fund të vitit 2020, klubi zikaltër është kthyer për të bërë të ndjehet prania e tij në lidhje me Calhanoglu.

Mundësia e marrjes së tij në një transferim falas ndez dëshirat e shumë ekipeve. Por është e sigurt që interesi i Juventusit dhe Interit po shkakton më shumë trazira.

Javët e ardhshme duhet të jenë vendimtare. Me një situatë më të qartë të renditjes, diçka mund të lëvizë, në një mënyrë ose në tjetrën.

nga kategoria

Benevento shokon Juven e Ronaldos

Posted by - 21/03/2021 0
Benevento ka bërë befasinë e javës duke arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Juventus. “Bianconerët” dominuan në të gjitha…