Gjyqi kundër të akuzuarve për protestat kundër rastit “Monstra” vazhdon më 19 prill

e postuar më at 16:46
55 0

Gjyqi për ngjarjet e pakëndshme në protestat për rastin “Monstra” të cilat u mbajtën më 26 shkurt, është planifikuar të vazhdojë më 19 prill.

Në seancën e sotme, u dëgjua një punëtor mediatik nga TV Sonce, i cili në ditën e protestave pësoi dëmtim në krahun e majtë nga një gur (bekaton). Para gjykatës ai paralajmëroi kërkesë për dëmshpërblim dhe deklaroi se po bashkohej me ndjekjen penale të të akizuarve, megjithëse theksoi se nuk e dinte kush e ka goditur atë. Gjithashtu dëshmitari Blerim Ahmeti, deklaroi se nuk mund t’i njohë të akuzuarit se kanë marrë pjesë në protesta.

Gjykimin për këtë lëndë e udhëheq gjyqtari Marin Stanevski, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurorja Marija Demirova-Panajotova.

Në seancat e mëparshme, tre persona u dënuan me nga një vit burg për kryerjen e veprës penale pjesëmarrje në një turmë të dhunshme, përkatësisht një person u dënua me tetë muaj burg. Në protestat më 26 shkurt u lënduan 11 policë dhe një gazetar.

J X

nga kategoria