Gjykimi për lëndën “Talir 2” shtyhet për më 22 prill

e postuar më at 12:01
55 0

Për shkak të izolimit të një prej avokatëve të të akuzuarve në rastin “Talir 2” seanca e sotme gjyqësore është shtyrë për më 22 prill.

Në “Talir 2” janë të akuzuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është anë arrati dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Kiril Bozhinovski. Të akuzuarit ngarkohen për “keqpërdorimin e pozitës zyrtare” dhe me ç’rast kanë mundësuar që personi juridik “Beton” SHA Shkup, ta ndërtojë selinë e partisë politike VMRO-DPMNE, kur firma kishte lidhur marrëveshje për furnizime publike me organe shtetërore dhe institucione publike apo ndërmarrje, në kundërshtim me Ligjin për parti politike, Ligjin për financim të partive politike dhe Ligjin për marrëdhënie detyrimi.

Lëndën e udhëheq gjykatësja Daniella Aleksovska Stojanovska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është prokurorja Lençe Ristovska.

J X

nga kategoria