Gjykata e Apelit refuzon ankesën, Mijallkovi mbetet në paraburgim

e postuar më at 12/03/2021
77 0

Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e ish-Shefit të policisë sekrete, Sasho Mijalkov dhe ka konfirmuar vendimin për paraburgim si masë për sigurimin e prezencës në akgjykimin e shkallës së parë për lëndën “Target-Fortesa”. Apeli ka refuzuar ankesën e palës së mbrojtëse ku ish-Drejtori I DSK-së, kërkoi të mbetet në paraburgim shtëpiak.

Mijalkovi më 26 Shkurt u dënua me 12 vite burg për rastin “Target-Fortesa” për bashkim kriminal, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për marrje të shpërblimit për ndkim të jashtëligjshëm.

Paraprakisht ai ishte në arrati disa ditë, pas cka Gjykata pranoi kërkesën e Prokurores, Lençe Ristovska që ti përcaktohet paraburgimi në Burgun e Shutkës, si masë për të siguruar prezencën.

nga kategoria