Gjorçev: Regjistrimi duhet të anulohet

e postuar më at 21:11
82 0

Vlladimir Gjorçev nga VMRO-DPMNE në intervistë në “Alfa” tha se Zaev për shkak të premtimit ndaj BDI-së se do të zbatojë regjistrim në kundërshtim me Eurostat dhe Kombeve të Bashkuara do të kemi 2.000 ose 2.500 viktima nga coronavirusi.

Ai thotë se nuk është e sigurt për qytetarët që të mbahet regjistrimi në kohe pandemie dhe shtoi se regjistrimin e kanë anuluar Serbia, Kroacia, Bullgaria dhe Gjermania.

Sipas tij duhet të anulohet regjistrimi për shkak se gjendja në Maqedoni momentalisht nuk është normale.

“Për këtë shkak kërkoj dhe bëj thirrje nga kryetarët e komunave të LSDM-së të cilët për disa javë do të kërkojnë besimin e qytearëve që zgjedhin mes diktatit të Zaevit dhe shëndetit publik”, theskoi Gjorçev.

nga kategoria