Gjobë prej 2000 euro për test të falsifikuar COVID-19

64 0

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur kallzim penal kundër një 46 vjeçari nga Koçana, për veprën penale “Falsifikim I dikumentit”, më saktë vërtetim të rremë për test negativ PCR për koronavirus.

Prokuroria njoftoi se personi në fjalë më 14 mars përmes aeroportit Ndërkombëtar në Shkup ka tentuar të lëshoj vendin duke përdorur një vërtetim të rremë për test negativ PCR për koronavirus.

“Ndonëse nuk është testuar dhe ka ditur se nuk posedon një seritifikat nga labaratori, ai ka përdorur dokumentin e rremë si të vërtetë”, thuhet në kumtesë.

Prokurori Publik I autorizuar i propozoi gjykatës Themelore Penale Shkup, që të pandehurit ti shqiptohet një gjobë prej 100 gjobave ditore që kanë vlerën e 20 euro në kundërvlerë të denarit.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria