Gjoba për 23 persona për shkeljen e orës policore, 609 sanksione për momsbajtje të maskës

e postuar më at 10:44
57 0

Shkup, 31 mars – Nga ora 22:00 (30.03.2021) deri në orën 05:00 (31.03.2021) është konstatuar se 23 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, ndërsa gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për masën për mbajtjen e mbrojtjes në fytyrë, janë regjistruar 609 shkelje.

Ministria e Punëve të Brendshme në kumtesën e sotme u bën apel qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria dhe të gjithë bashkërisht të kontribuojmë për parandalimin e përhapjes së Kovid-19.

J X

nga kategoria