Gjoba dhe dënime me burg për ata që bojkotojnë regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut

73 0

Regjistrimi i popullsisë është një detyrim civil që del nga ligji prandaj secila thirrje për bojkot të të njëjtit paraqet vepër penale, deklaroi sotzëdhënësi i qeverisë Dushko Arsovski  në konferencë për shtyp.

Siç sqaroi në një konferencë për mediat, një gjë të tillë e përcakton neni 387 nga Kodi Penal, dhe se sanksionimi mund të bëhet përmes gjobës, por edhe me një dënim me burg prej një deri në pesë vjet.

“Ai që organizon të tjerët për rezistencë ose padëgjueshmëri ndaj vendimeve ligjore ose masave të organit shtetëror, do të gjobitet ose të dënohet me burg në kohëzgjatje me tre vjet. (2) Nëse sipas veprës nga alinea 1 është bërë moszbatim ose vështirësim serioz të zbatimit të vendimit ligjor ose të masës së organit shtetëror, ose nëse veprën e bën duke qenë lider i një grupi, kryesi do të dënohet nga një, deri në pesë vite burg”, tha Arsovski duke e cituar nenin 387 nga Kodi Penal.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria