Gjithsej 68.668 shtetas të Maqedonisë së Veriut janë regjistruar në diasporë

e postuar më at 12:41
69 0

Deri në ora 8 këtë mëngjes, nëpërmjet të aplikacionit për vetëregjistrim janë regjistruar gjithsej 68.668 persona nga diaspora.

Regjistrimi i popullsisë do të zgjasë deri më 21 prill ndërsa për diasporën gjegjësisht shtetasit e Maqedonisë së Veriut që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, regjistrimi filloi në mënyrë elektronik nga 1 marsi.

Gjatë ditës së djeshme, ministri për punë të jashtme Bujar Osmani në konferencë për shtyp tha se numri i të regjistruarve nga diaspora tejkaloi numrin 60 mijë./Smartnews/

nga kategoria