Categories: Lajme

Gjesti human i një doktori: Bujar Osmani ndihmon një të aksidentuar në Shkup

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot është gjendur rastësisht në vendin e një aksidenti rrugor në Shkup, ku një motoçiklist ishte goditur nga një automjet.

Në një video të publikuar nga kalimtarë të rastit shihet se Osmani, bashkë me disa qytetarë të tjerë, i ka dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit deri në mbërritjen e ekipit të Ndihmës së Shpejtë. Ai është përpjekur të ndihmojë në stabilizimin e gjendjes së tij derisa mjekët të merrnin situatën në dorë.

Incidenti ka ndodhur gjatë orëve të pasdites, në afërsi të një kryqëzimi të frekuentuar në kryeqytet. Ende nuk ka informata zyrtare për shkaqet e aksidentit dhe gjendjen shëndetësore të të lënduarit.

Gazetari Driton Zenku, duke komentuar ngjarjen, shkroi:

“Të jesh mjek do të thotë të jesh në detyrë 24 orë në ditë. Ka profesione që nuk njohin orar – si mjeku, polici, gazetari e të tjerë. Të gjitha profesionet kanë vlerë, por disa janë të shenjta. Sot këtë e dëshmoi edhe Bujar Osmani, i cili rastësisht duke kaluar në një nga rrugët e Shkupit, i dha ndihmën e parë një motoçiklisti të aksidentuar. Profesioni i vërtetë nuk hiqet as kur s’je në punë.”

Nga ekipi i Osmanit nuk është dhënë ndonjë reagim zyrtar. /Flaka/

Admin01

Recent Posts

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

7 hours ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

8 hours ago

Bajram Rexhepi së bashku me rinistët e AKI vizituan Rrugën e Butiqeve në Tetovë

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot së…

8 hours ago

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

11 hours ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

11 hours ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

11 hours ago