Gjatë 24 orëve të fundit 13 vdekje të reja në Kosovë

e postuar më at 18:23
71 0

13 persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Me 13 vdekjet e regjistruara të martën, shifra totale e të vdekurve në Kosovë që nga fillimi i pandemisë, si pasojë e virusit, ka shkuar në 1668.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3 raste (82, 87, 73 vjeç), Prizren 3 raste (83, 75, 68 vjeç), Ferizaj 2 raste (71, 69 vjeç), Dragash 1 rast (68 vjeç), Klinë 1 rast (74 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (78 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (43 vjeç).

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 444 raste pozitive, nga testimi i 2410 mostrave. Sërish Prishtina prin me 235 raste të reja.

Janë shëruar edhe 452 pacientë duke e çuar totalin e të shëruarve në 62 mijë e 650 nga 74 mijë e 79 rastet e regjistruara deri tash. Janë edhe 9761 raste aktive.

nga kategoria