Gërvalla pret në takim ambasadorin gjerman

e postuar më at 09:02
119 0

Dje ministrija e punëve të jashtme dhe diapores Donika Gervalla takoi ambasadorin gjerman në Kosove Johrn Rohde.

Ministrja Gërvalla priti në takim ambasadorin gjerman Jorn Rohde

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, të enjten zhvilloi një takim shumë të perzemërt me Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, z. Jorn Rohde.

Në këtë takim, Ministrja Gërvalla falënderoi ambasadorin Rohde për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë të çmuar të shtetit gjerman për Republikën e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e jashtëzakonshme dhënë, me dekada, mërgatës sonë në Gjermani.

“Qeveria e re e Republikës së Kosovës zotohet të punojë në thellimin e bashkëpunimit bilateral me Republikën Federale të Gjermanisë, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët midis dy vendeve tona”, tha drejtuesja e diplomacisë kosovare, duke nënvizuar se bashkëpunimi jo vetëm ekonomik dhe nxitja e investimeve gjermane në Kosovë, do të jenë ndër prioritetet kryesore të saj si ministre e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ministrja Gërvalla dhe ambasadori Rohde kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, sfidat e pandemisë, zhvillimet e tjera politike në vend dhe rajon, dhe të dyja palët kanë shprehur besim e tyre në forcimin e miqësisë së ngushtë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Qendron ne njoftimin e ministrisë së punëve te kashtme dhe diaspores.

J X

nga kategoria