Gërvalla: Premtuam se do t’ia mundësojmë mërgatës votimin në ambasada, presidenti çështje ditësh

e postuar më at 20:35
112 0

Zëvendëskryeministrja, njëherit edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar lidhur me çështjen për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.

Gërvalla thotë se kanë premtuar që ligji i parë do të miratohet gjatë mandatit të Qeverisë Kurti 2 do të jetë ai që i mundëson mërgatës të votojë në ambasadat dhe konsullatat shtetit të Kosovës. ajo derisa ka përmendur edhe ndryshimi i ligjeve të tjera, ka theksuar se ndryshimi duke pritur nuk vjen.

Kurse për çështjen se lidhur me këtë po bëhet edhe shantazh për zgjedhjen e presidentes, Gërvalla thotë se zgjedhja e presidentes është çështje ditës dhe se ata nuk mund ta ndalin lojërat destruktive me numra.

“Kemi premtuar që ligji i parë që do të miratohet gjatë mandatit tonë do të jetë ai që i mundëson mërgatës të votojë në ambasadat dhe konsullatat tona. Sot po fillojmë me hapat e parë në këtë drejtim. Ligji i radhës do të jetë ai për konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Shumë ligje të tjera do të vijojnë si rezultat i vullnetit të shprehur qytetar pêr ndryshim më 14 shkurt. Ndryshimi duke ndejtur dhe duke pritur nuk vjen. Nevojiten hapa të shpejtë dhe të guximshëm. Zgjedhja e Presidentes është çështje ditësh dhe po pritet me padurim nga të gjithë. Atë nuk mund ta ndalin lojërat destruktive me numra. Askush nuk ka të drejtë të injorojë vullnetin e shprehur të qytetarëve. Kemi shumë punë për të bërë”, ka shkruar Gërvalla.

J X

nga kategoria