Gazmend Abdija: Rritje prej 52.8% në mbështetjen financiare për kompanitë shqiptare krahasuar me
Vitin e kaluar.
Drejtori i Agjencionit për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit, z. Gazmend Abdija, përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se këtë vit, përfitues të mbështetjes financiare për kompanitë prodhuese, janë 125 kompani shqiptare, krahasuar me 55 kompani që kanë qenë vitin e kaluar, kjo shënon një rritje prej 52.8% të kompanive përfituese.
Postimi i plotë: “Për vite me rradhë, kompanitë shqiptare që kanë prodhim, nuk kanë qenë të informuar mjaftueshëm për mbështetjen financiare që ofron shteti për ta.
Që nga dita e parë në Agjencion, së bashku me ekipin tim, jemi angazhuar në maksimum që kompanitë shqiptare të informohen në kohë për këtë mbështetje, dokumentacionin e nevojshëm dhe për afatin e aplikimeve.
Ndjehem shumë i lumtur të ju informoj se këtë vit kemi 52.8% apo 66 kompani më shumë që kanë përfituar nga mbështetja financiare në krahasim me vitin e kaluar.
Vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar që vitin e ardhshëm ky numër të jetë akoma më i lartë.”https://www.facebook.com/1064928135/posts/pfbid07QmUJBsioroNex6XVbbYBZnzxzSLHbPp29AhKRMG25uzS3nxPkChqeCmaM9hyddwl/?mibextid=XP3CsN