Për debatin e mbrëmshëm në mes kandidatëve për president të Arben Taravarit dhe Bujar Osmanit ka komentuar edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët dega Gostivar Gazmend Abdiji. Ai ka analizuar debatin duke dhënë konkluzion në fitoren argumentuese të Arben Taravarit me anë të natyrshmërisë dhe urtësisë politike.
‘Në përballjen e parë në mes të kandidatëve për president, edhe kësaj here zoti Taravari, si gjithmonë, fitoi me argumente, fakte dhe natyrshmëri.
E para dhe e dyta, janë botërisht të pranuara. Ajo që do të doja ta ndriçoj në vëmendjen tuaj, është natyrshmëria.
Nga njëra anë kishim Bujar Osmanin, një eksponent i regjimit 23 vjeçar. Person që i ka ecur të gjitha dikasteret, që përsëri, në mungesë të rezultateve konkrete flet në kohën e ardhëshme dhe si një aktor i dobët mundohet me disa truqe që ia ka mësuar kompania e PR-it. Në pamje të parë duket që pas u qëndron kompani e shtrenjtë. Me PR të shtrenjtë por e keqja e tyre është se nuk ka amballazh aq të fuqishëm sa tua mbulojë dështimet e dy dekadave. Prandaj, pamë një Bujar Osmani që si robot përsërit fjali dhe lëviz duart, ashtu si e kanë mësuar. Por, pa bidnje e pa zëmër.
Ndërsa nga ana tjetër një Arben Taravari, i cili edhe në të folur edhe në lëvizje është si gjithnjë- vetja, i natyrshëm. Me fjalë që i burojnë nga zemra.’ – ka deklaruar Abdiji.