Categories: LajmePolitika

Gazetari Saliu: Nga VLEN në LEN, në fund EN ia shtojmë një D, del END – FUND

Koalicioni shqiptar VLEN, që dikur u promovua si “Fronti i ndryshimit”, po përballet me turbullira të brendshme politike që po e lëkundin seriozisht kohezionin e tij. Pas largimit zyrtar të Aleancës për Shqiptarët së Arben Taravarit dhe përçarjeve të hapura brenda Alternativës, gazetari Urim Saliu ka reaguar me një koment ironik që po shpërndahet me shpejtësi në rrjete sociale.

“Nga VLEN në LEN dhe nga LEN në EN. Dhe kur EN ia shtojmë një D në fund, del END, domethënë FUND”, shkruan Saliu, duke përshkruar në mënyrë simbolike degradimin e unitetit brenda koalicionit opozitar.

Kjo deklaratë pason zhvillimet e ditëve të fundit, ku përveç largimit të ASH-së, brenda Alternativës janë shfaqur ndarje të thella, me zëra kritikë që kërkojnë mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë dhe madje rikthim të vlerave fillestare të partisë që po rrezikohen nga, siç thuhet, “instrumentalizimi i Alternativës në shërbim të partive të tjera”.

Disa burime të brendshme flasin për trysni të jashtme dhe pakënaqësi për rolin e Alternativës brenda Qeverisë, ndërsa të tjerë e shohin këtë si pasojë të mungesës së qartësisë strategjike dhe ndarjes së pushtetit.

Në këtë kontekst, batuta e Urim Saliut nuk është vetëm sarkazëm, por edhe një sinjal alarmi për rrëshqitjen e koalicionit drejt një fragmentimi të pashmangshëm politik.

Nëse trendi i përçarjes vazhdon, “VLEN” rrezikon të shndërrohet jo vetëm në formulë të dështuar politike, por edhe në një shembull klasik se si përplasjet personale dhe mungesa e vizionit të përbashkët mund të rrënojnë shpejt shpresën për ndryshimin e proklamuar nga VLEN.

Admin01

Recent Posts

Sefer Selimi: Propaganda e Adnan Azizit është e njejtë me atë të UDB-së

“Siç duket, pasi Mickoski i qortoi publikisht dhe ua ndaloi të merren me tema kombëtare,…

1 hour ago

Valbon Limani përkujton 11 shtatorin: “Një datë e trishtuar për gjithë botën

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe AKI-it, për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani,…

2 hours ago

Me skandale fetare, a po mundohet Adnan Azizi të mbulojë turpin e “patriotit” që ia mbylli Mickovski?

Shkruan Rami Mislimi E krijuar me fonde të dyshimta, Lëvizja BESA u shfaq në skenën…

4 hours ago

Dokumentet zyrtare hedhin poshtë akuzat e VLEN-it: Kontrata e MPJ-së e ligjshme (Dokument)

Koalicioni VLEN ka dalë sot me akuza të reja ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme,…

5 hours ago

Blerant Ramadani në Manastir dhuron libra për Bibliotekën “Lynkest”: Në frymën e Kongresit të Manastirit, dija na bashkon

Me frymëzimin e rilindasve dhe Kongresit të Manastirit të vitit 1908, sot përcolla mesazhin e…

5 hours ago

ASH-Gostivar: Drejtori i Spitalit të Gostivarit në shërbim të fushatës së VLEN-it

Aleanca për Shqiptarët – Dega në Gostivar ka akuzuar publikisht drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm…

6 hours ago