Gazetari Çim Peka i cili drejton edhe emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, ka ngritur lartë figurën e Arben Taravarit, i cili mbrëmjen e djeshme ishte në emisionin e tij. Sipas Pekës, Arben Taravari ka një artikulim shumë të admirueshëm krahasuar me shumë politikanë në trojet shqiptare.
“Zotri Taravari, me gjithë se keni qenë për gjashtë vite kryetar i Gostivarit e keni mundur BDI-në, ju jeni një emër i njohur si mjek në Maqedoni, konsideroheni prurje e re në politikë. Tkomplimentoj e ke një artikulim të admirueshëm krahasuar me politikanët shqiptarë edhe në Kosovë edhe në Maqedoni”, tha gazetari Çim Peka.