Categories: Politika

Gashi: Taravari, kandidati i vetëm që përfaqëson shqiptarët

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi, në tubimin qendror të koalicionit VLEN në Sheshin Skenderbeu në Shkup, bëri thirrje që çdo votë më 24 prill të bëhet VLEN. Ai tha se kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari, është kandidati i vetëm që përfaqëson shqiptarët në këto zgjedhje presidenciale.

“Atëherë kur të tjerët thoshin se nuk është koha për president shqiptar, ne, ashtu siç premtuam, e kandiduam Dr. Arbenin i cili është kandidati i vetëm që i përfaqëson shqiptarët, që ka dalë nga një koalicion shqiptar, që mbështetet nga mërgata shqiptare dhe nga kryeministri Albin Kurti”, tha Gashi.

Kreu i Alternativës tha se opozita e bëri hapin e madh duke u bashkuar në VLEN, ndërsa VLEN-it iu bashkua edhe populli.
“Të gjithë e dimë se Zoti thotë në Kuran se “Ai nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ata ta ndryshojnë veten e tyre.” Kjo do të thotë se kur ne, drejtuesit e këtij koalicioni, e ndryshuam veten tonë, pra i tejkaluam egot dhe hatërmbetjet tona e ia zgjatëm dorën njëri-tjetrit si vëllezër, atëherë me ne u bashkua edhe populli. E kur bashkohet populli, jam thellë i bindur se aty nuk mungon as dora e Zotit. Kur ne sakrifikojmë e dëshmojmë vetëmohim, atëherë mëshira e Perëndisë vjen si shpërblim”, tha Gashi.

Admin01

Recent Posts

Dokument/ Bilall Kasami hap tender për “Kapellën” në Falisht, për Xhamiat nuk ka dhënë asnjë Euro

Mer fund misteri i mbështetjes së Bilall Kasamit për objektet fetare ortodokëse. Dje pra me…

29 minutes ago

Taravari: Kandidatët e ASH-së do të fitojnë që në ruandin e parë për kryetar komune

Aleanc për Shqiptarët ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kuvendit të partisë, me ç’rast ka…

3 hours ago

Albin Kurti dhe roli i tij si alibi i VLEN-it në dështimet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Qeverisja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është përballur me sfida të shumta gjatë këtyre…

3 hours ago

BDI: Kapja e qeverisë nga “Bota serbe” rrezikon shtetësinë dhe të ardhmen euroatlantike të vendit

Bashkimi Demokratik për Integrim, sot përmes një komunikate ka reaguar përsëri lidhur me ndikimin e…

3 hours ago

ASH: Në vend të librave, nxënësve u shpërndahen kopje të vjetra dhe të grisura

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për gjendjen alarmante me tekstet shkollore nëpër shkollat…

4 hours ago

Kosovë/ Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të sivjetme do të fillojë sot dhe do të vazhdojë…

4 hours ago