Categories: Politika

Gashi nga Gostivari: Ky shtet do të bëhet i drejtë e pa korrupsion ose do të falimentojë

“Ky shtet o do të bëhet i drejtë e pa korrupsion, o do të falimentojë krejt”. Ky ishte zotimi i kreut të Alzernativës, Afrim Gashi në përmbyllje të fushatës për garën presidenciale në Gostivar.

Sipas tij, kryefjala e angazhimit politik të koalicionit VLEN është pikërisht drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit.

Prandaj, “mund t’ju them se për temat e tjera edhe mund të bëjmë ndonjë kompromis për mënyrat dhe afatet e realizimit, por le ta dinë edhe partnerët tanë të nesërm qeveritarë se kur bëhet fjalë për këtë çështje, aty nuk kemi asnjë tolerancë dhe asnjë kompromis”.

Ndërkaq, mijëra qytetarë të Gostivarit kanë konfirmuar se janë pro ndryshimit dhe se me 24 prill do ta votojnë për President Arben Taravarin.

Sipas Gashit, Taravari nuk është kandidat vetëm i koalicionit VLEN, por është emri i përveçëm i përfaqësimit të shqiptarëve në këtë garë zgjedhore.

“Dr. Arbeni është në këtë garë për ta bërë betejën si shqiptar dhe për të kaluar në raundin e dytë, në mënyrë që shqiptari në këtë vend të mos jetë vetëm dekor, por të jetë ofertë e cilësi me përmbajtje, që është alternativë për krizën e përgjithshme të përfaqësimit që e ka kapluar këtë shtet”, ka thënë Gashi.

Admin01

Recent Posts

ASH: Oktopodi i Botës Serbe po mbyt Maqedoninë, VLEN në shërbim të tij

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësimin e thellë për ndërhyrjet e vazhdueshme të të ashtuquajturës “Bota…

22 minutes ago

Qyteti i Gostivarit me internet falas në hapësirat publike

Gostivari është një nga komunat e përzgjedhura në thirrjen e WiFi4WB (Wi0Fi për Ballkanin Perëndimor),…

28 minutes ago

Uzairi: Mickoski kërkon “shqiptarë sipas qejfit”, por kjo nuk ndodh

Deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski se “këto zgjedhje do të jenë për ta zhdukur BDI-në…

36 minutes ago

AKI formon shtabin zgjedhor të Zhelinës – Bashkë për ndryshim dhe fitore!

Emir Sulejmani shpalli formimin e strukturës së Shtabit Zgjedhor në Zhelinë. Me një ekip të…

1 hour ago

Blerant Ramadani i ashpër me Mickoskin: Nuk mund ta zhukësh vëllaun tim

Deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski se “këto zgjedhje do të jenë për ta zhdukur BDI-në…

2 hours ago

Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, planifikon të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës pasi…

3 hours ago