Gashi me urim të veçantë për Albin Kurtin: Drejtësia vonon, por nuk harron

e postuar më at 21:40
85 0

Drejtësia vonon, por nuk harron.

Pas një ndërprerjeje që iu bë qeverisjes Kurti 1, sonte Albin Kurti u kthye në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovë, për të përdëftuar se vullneti i popullit ngadhënjen gjithnjë mbi pengesat e përkohshme e të panatyrshme.

Duke uruar që fryma Kurti të ketë impakt rajonal dhe duke qenë i bindur se, përveç aktivistëve të LVV-së, edhe të gjithë aktivistët e AlternAtivA-s janë sonte njësoj të lumtur, i uroj kryeministrit Kurti dhe kabinetit të tij suksese, duke i premtuar bashkëpunim institucional e vëllazëror, duke u mburrur gjithnjë me shkurtesën LVV e jo duke shpërfillur e poshtëruar vullnetin e popullit të Kosovës.

Si njeri me origjinë familjare nga Kosova dhe si politikan që e di se fryma e Kosovës gjithnjë ka qenë shtytje e proceseve të mbara edhe këndejkufirit, uroj që qeverisja e mirë Kurti të ketë reflektim të mbarë edhe ndër ne.

Urime miku im Albin. Suksese!

nga kategoria